Ish-ushtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj u varros sot në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.
Në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë bashkëshlftëtari i saj, Lahi Brahimaj, pasi ndodhet në Hagë, aty ku të hënën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Nga atje, Brahimaj i ka dhënë lamtumirën Ramosajt, duke thënë se në Holandë ‘po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së’.
Shkrimi i plotë i Brahimajt në Facebook:
Sot, kur Ty Fitnete, bashkëluftëtare, tu dha lamtumira e fundit, unë nuk isha prezent, dhe për këtë më vjen keq, por fati e ka që shpesh të mos gjendesh fizikisht aty ku je me mendje e me zemër.
Nga Haga, nga këtu ku komunikoja shpesh me Ty për zhvillimet në Kosovë, dikur, edhe sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës.
Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete.
Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.