Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar ka ndaluar 12 persona me dyshimin se kanë kryer vepra penale.
“Nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndaluar 3 (tre) persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar 8 persona të dyshuar”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve në afat prej 30 ditësh.
Ata akuzohen për këto vepra penale: ‘’Kanosje’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Mashtrim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).