Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen e 40-të.
Në instastory e aktores, shihet se ajo pranoi urime të shumta me rastin e ditëlindjes, nga miqt dhe fansat e saj.
Adriana Matoshi njihet për role të shumta në projekte filmike vendore, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Së fundmi filmi ku ajo ka fituar rolin kryesor, “ZANA”, korri suksese të shumta, duke bërë që shumë media të njohura botërore të shkruajnë për të.
Ky film këtë vit ishte propozimi i Kosovës në “Oscars” por nuk ka arritur që të futet në listën e nominimeve për kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Aktorja Matoshi, tash e sa vite, është pjesë e serialit vendor “O sa mirë”.
Ky është postimi i saj për ditëlindje:
https://www.instagram.com/p/B8L2FEhBjev/?utm_source=ig_web_copy_link
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.