×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj tejet i pikëlluar për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 14:08

    Figura të shumta nga bota e artit dhe muzikës shqipe që janë rritur me këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha, kanë reaguar pas vdekjes së saj.


    I pikëlluar me këtë lajm është edhe tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai me një postim në faqen e tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se zemra i plasë dhe shpirti i këputet nga një lajm i tillë.

    Ndër të tjera thotë se se i dhemb fakti që nuk ka mundësi ta shohë për të fundit herë dhe ta përcjellë atë për në banesën e fundit.

    Po ashtu ‘nanushit’ , siç e quan ai Pagarushën, i kërkon falje që si shtet nuk bëmë aq sa duhet për të por i premton që sa të ketë frymë kudo në botë do mburret me të dhe artin e saj hynjor.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    https://www.facebook.com/rame.lahaj/posts/2602002613422296?__xts__%5B0%5D=68.ARCrrbKYLY_ADb138_V3P-nLXAhKsToxIidMHVWWMnrcff9gf8hDBpy8zK7JvEMh9YIA8E4JlBE6zsnPAKGrS73XLuti-xFCFzcIUcleBa5dwB5E-oQ9eCJaELWcitJhlXxrHF9_DdzaMYYRxsLROtaDXgcYyQ1BiRPYksJNnz7BjGcMahzNLZYI6uje0hbjUh4yFqaiy-wZ3S61jjJSwjlWWQYy-W2TbqKLdYI35By3Ln3YIL2SylMtyshyT6fQP5QNSH1DV2mUV8xMIW9ZGRm79oCh4CQonAxQT-ovmL1Uqj-toyEE0F_nlCEDoKlZnV699_CpmXdpi3A5WI10qTMXfwE2&__tn__=-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!