Loredana e Mozzik ishin ndër çiftet më të mirë dhe më të dashur të estradës shqiptare.


Mirëpo, tani çiftet janë më të përfolurit për shkak të ndarjes së tyre dhe për problemin që së fundi ish e dashura e Mozzik-ut ishte përfshirë, shkruan Reporteri.net

Lajmin për ndarjen e tyre e dha Loredana, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Instagram.

Reklamë

Mirëpo, ish-çifti janë të përfolur edhe për replikat mes njëri-tjetrit dhe veprimet që i bëjn herë pas here.

Për Loredanën thuhet se është në lidhje me rep-artistin e njohur gjerman, mirëpo veprimet e saja të lënë të kuptojnë se ajo po vuan ende për ish-bashkëshortin e saj, Mozzik-un.

Së fundi reperja ka postuar një foto të vajzës, ku shihet seështë në krahë të Mozzik-ut.

Loredana mund të kishte zgjedhur fare mirë një foto të vjetër ku shfaqet vetëm Hana, pa ish-partnerin e saj, por se kuptojmë pse zgjodhi të veprojë kështu.

Reklamë

Reporteri.net