Dafina Zeqiri është njëra prej artisteve shqiptare më aktive në skenën muzikore.
Këngëtarja ka publikuar projekte të reja muzikore për çdo muaj përgjatë gjithë vitit 2019 dhe siç duket këtë “zakon” do ta vazhdojë edhe në vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Dafina Zeqiri përmes rrjetit social Instagram, ka njoftuar se projekti i fundit muzikor i saj ka arritur mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube. Për këtë sukses artistja ka falënderuar publikun, kështu duke treguar që këtë muaj do ta publikojë këngën e re.
“Ju dua të gjithëve. Gëzuar për 10 milionë në një muaj. Kënga e re publikohet këtë muaj”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.
Artistja nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.