Rihanna bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo, e veshur me fustan ngjyrë portokalli gjatë lansimit të koleksionit të saj të ri të “Fenty” në dyqanin e saj në Nju Jork.


Rihanna tërhoqi sërish vëmendje kur arriti në dyqarnin e saj “Fenty”, të premten mbrëma, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të gjithë sytë ishin te këngëtarja, 31 vjeç, ndërsa ajo bëri rrugën për në Bergdorf Goodman në qytetin e Nju Jorkut me një fustan ngjyrë portokalli.

Reklamë

Autorja e shumë hiteve, dukej seksi e veshur me një pallto sipër fustanit, me po të njëjtën ngjyrë.

Këtë veshje, këngëtarja e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata, ndërsa në qafë mbante gjerdanin me kryq.

Rihanna lansoi koleksionin e ri të “Fenty”, i cili është në dispozicion në dyqan.

Ajo u pyet edhe rreth albumit të ri, meqë rast tha se po vazhdon punën, duke mos dhënë datë për publikimin e tij.