×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena Taraku paralajmëron vetëvrasje pas skandalit me Bentely, i publikohen bisedat

    Reporteri
    08 Shkurt 2020 | 21:31

    Vetura “Bentley” e paraqitur si e re në Doganat e Kosovës duket t’i ketë sjellë telashe të shumta, modeles pejane, Morena Taraku.


    Të paktën kështu konstatojnë audio-incizimet e siguruara ekskluzivisht nga emisioni “Review”, ku dëgjohet biseda e ‘eskaluar’ e modeles me personin që ia kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235-mijë eurosh, por që rezultoi e vjedhur.

    Taraku e cila nuk e ka nxjerrë publikisht as edhe një fjalë të vetme për rastin, bazuar në atë çka dëgjohet në audio-incizime ka shkuar deri në pikën ku ka paralajmëruar edhe tentim-vetëvrasje duke thënë se do t’i dalë trenit përpara, shkruan Insajderi.

    Ajo ka shuar edhe më larg, duke i bërë me dije personit në fjalë se do ta lë edhe një letër dhe se i gjithë faji do t’i shkojë atij.

    “Jom tu t’u lutë n’krytë e (emër i njohur për redaksinë), çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo.

    “Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin.“ – dëgjohet duke folur me emocione, Morena.

    Modelja që nga muaji tetor i vitit që shkoi (2019) ka qenë cak i mediave, qysh kur u zbulua dosja e ngritur ndaj saj, e cila ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pa kurrfarë sqarimi.

    Në anën tjetër Dogana e Kosovës ka vlerësuar se e njëjta ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.

    Skandali u bë edhe më i madh, kur u kuptua se vetura jo vetëm se nuk ishte e re, por ishte edhe e vjedhur.

    Policia e Kosovës e kishte konfiskuar menjëherë veturën, e cila dy javë më parë iu kthye pronarit në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!