Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në qytetin e Prizrenit, bën të ditur Policia e Kosovës.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri, raporton gazeta online Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ky është njoftimi i policisë:
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar në bodrumin e shtëpisë së tij ishte gjetë pa shenja jete për të cilin ka raportuar dëshmitari vëllai i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës . Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri/