Frizeri nga Prishtina, Fitim Rrustemi (Fita) për 13 vjet radhazi, deri në ditët e fundit të jetës së këngëtares Nexhmije Pagarusha, ishte ai i cili me zemër të madhe ia rregullonte flokët bilbilit të Kosovës.
Ai e kujton me fjalët më të bukura Nexhmije Pagarushën: zonjë e pashembullt, e pastërt, e dashur, e sinqertë dhe gjithnjë e buzëqeshur.
Fita thotë se ndjente kënaqësi që në këtë formë mund ta ndihmonte këngëtaren Nexhmije Pagarusha, raporton “Epoka e re”.
Ajo edhe pse në moshë, nuk ndalej së menduari për bukurinë e saj.
Fitimi, muajin e fundit, në pamundësi që Nexhmije Pagarusha të vinte në lokalin e tij, pa përtesë shkonte në banesën e saj për t’ia rregulluar flokët.
Kënaqësi që ka ende njerëz humanistë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.