Një veturë është djegur në Skenderaj, konkretisht në fshatin Prekaz i Epërm.
Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Policisë se në veturën e djegur policia ka gjetur një trup të pajetë.
“Pas shiqimeve brenda veturës së djegur është edhe një viktime gjinia e së cilës ende nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e fushave përkatëse për të hetuar rastin në fjalë”, thotë burimi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19: 00 dhe vetura është gjetur e djegur në fshatin Prekaz i Epërm. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.