Emiratet e Bashkuara Arabe ndaluan përdorimin e Skype në atë vend, bëri të ditur sot kompania në një deklaratë.
“Ne kemi vërejtur që faqja jonë e internetit dhe shërbimet janë bllokuar nga ofruesit e shërbimeve të internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të thotë se ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni Skype në atë vend”, thuhet në deklaratën e kompanisë, transmeton Reporteri.net.
Kolumnisti Sultan Al Qassemi i Këshillit të Studimeve të Lindjes së Mesme vlerësoi se ishte frustuese që Skype u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si të bëjmë intervista dhe takime? Kjo është në kundërshtim me qëllimet e Global Vision”, tha Kasemi.
Duke iu përgjigjur këshillave qytetarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të përdorur platforma të tjera të komunikimit që kërkojnë një rrjet privat virtual, Kasemi u kërkoi atyre që të veprojnë në përputhje me ligjin, duke mos pasur frikë nga reagimet e qeverisë.
“Nuk inkurajoj asgjë duke anashkaluar ligjin. Dua që autoritetet ta bëjnë këtë ligjërisht”, shkruan Kasemi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.