Një vajzë kineze gjashtëvjeçare ra nga kati i 25-të i një ndërtese duke mbijetuar mrekullisht raporton the Sun, transmeton Reporteri.net.
Përkatësisht, prindërit e lanë vajzën e tyre vetme në apartament, në katin e 25-të të një ndërtese në Kinë, derisa ishte duke fjetur. Kur u zgjua, vajza shkoi për të kërkuar prindërit e saj dhe aksidentalisht ra nga dritarja.
Ky moment i tmerrshëm u kap nga kamerat e sigurimit. Megjithatë, kuadrot më të pabesueshme regjistruan nga kamerat që ishin të vendosura në garazh. Video tregon se si vajza fillimisht kalon nëpër çati, pastaj për një kohë qëndron e shtrirë në dysheme, dhe pas kësaj ajo ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Çatia e garazhit, ndoshta, e lehtësoi rënien e vajzës dhe falë asaj ajo mbijetoi. Vajza u transferua menjëherë në një spital në qytetin Chungking. Pas ekzaminimit, mjekët zbuluan se të vetmet lëndime që vajza kishte pësuar kur po binte nha kati i 25-të ishte një thyerje krahu. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=wIC845MBPEk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.