Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur rreth vendimit të partisë së tij për të hapur një qendër në Shqipëri.
Selimi ka thënë se VV-ja ka aplikuar për t’u zgjeruar në Shqipëri, si një organizatë joqeveritare, e jo si subjekt politik.
Ai ka mohuar se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje në Shqipëri, në të ardhmen e afërt.
“Po të donim të merrnim pjesë në zgjedhje, do të bënim kërkesë jo te gjykata, po në KQZ [Komisionin Qendror të Zgjedhjeve], do të aplikonim në KQZ”, ka deklaruar selimi për T7.
I pyetur se pse VV-ja po hap qendër në Shqipëri, Selimi është përgjigjur: “Për shkak të zhvillimeve të përbashkëta, për shkak të një komunikimi më të mirë Kosovë-Shqipëri”.
“Kjo nuk nënkupton që ne jemi atje forcë politike”, ka theksuar Selimi.
Ai ka thënë se Vetëvendosje në të ardhmen pret që Kosova e Shqipëria të bashkohen në një shtet të vetëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.