Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se ka një rritje në numrin e aksidenteve, si pasojë e njerëzve që vozisin ngadalë, transmeton Reporteri.net.


Sipas Daily Star, Departamenti i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar se rreth 26 persona janë lënduar rëndë vitin e kaluar, me dy persona të vdekur në aksidente në të cilat pas një hetimi policor u konkludua se një ngasje e ngadaltë e një prej pjesëmarrësve çoi në aksident.

Ndërkaq 132 persona pësuan lëndime të vogla në përplasjet që përgjegjës bëjnë vozitjen e ngadaltë.

Reklamë

Stili i tyre para-mbrojtës i drejtimit në trafikun aktual nën kufirin e shpejtësisë ka çuar në gabime dhe reagime nga drejtuesit e tjerë që monitorojnë trafikun.