Një turke e cila ka zgjedhur Kosovën për të qëndruar, e që në rrjetet sociale njihet me emrin Yagmur inbalkans, ka treguar arsyen e saj se përse e ka bërë këtë zgjedhje.

Yagmur është mahnitur nga një veprim që e ka bërë një taksist në Kosovë, i cili, sipas saj, ka ngatërruar rrugën në kohën kur turken e kishte klienten dhe e ka ndalë taksimetrin, në mënyrë që mos t’i marrë më shumë asaj para, për shkak të gabimit që e ka bërë.

“Për të gjithë që më keni pyetur se përse e kam zgjedh Kosovën. Një ditë kur mora një taksi për t’u kthyer në shtëpi, taksisti ngatërroi rrugën dhe ndaloi taksimetrin. Edhe pse i thash nuk ka problem, ai më tha se nuk preferon të u hyjë njerëzve në hak dhe se ushqehet hallall. “Nuk dua ta mashtroj askënd” tha ndër tjera burri. Prandaj e zgjodha Kosovën” përfundoi fjalinë Yagmur.

Reklamë

Videos, Yagmur ia la edhe një përshkrim ku tha se “njerëzit që kam takuar në Kosovë mund të jenë vërtet disa nga njerëzit më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë. Dhe pjesa më e mirë? Ata nuk përpiqen të vërtetojnë sa të mirë janë. Ata janë thjesht të sinqertë. Ata janë të ndershëm, të sjellshëm, bujarë dhe gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë, pa pritur asgjë në këmbim. Ata bëjnë mirë sepse kjo është ajo që janë. Dhe mendoj se kjo është diçka vërtet e veçantë” shkruan turkja.

Reklamë

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që turistët mahniten me bujarinë shqiptare që tregohet në shumë raste./Telegrafi/