Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.
“Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përcjellë Reporteri.net.
Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.
“Qendra tash e tutje do të posedojë Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre”, thekson kumtesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.