Gati 3 dekada pas vdekjes së tij, shteti kolumbian ka marrë nën kontroll “La Manuela”-n, rezicendën verore që Pablo Escobar pati ndërtuar për familjen, e sidomos për të bijën.
Banesa ishte pushtuar ilegalisht nga një familje, e cila kishte krijuar aty një biznes të sajin me shëtitje turistike, kuzhinë dhe sporte.
Qeveria kolumbiane e konfiskoi vilën në vitin 2005, pas një procesi ligjor që përfshinte sekuestrimin e aseteve kriminale, por vetëm me letra.
“Mbreti” i kokainës e kishte blerë pronën në Guatapé pas lindjes së vajzës së tij, Manuela, në vitin 1984, e në nder të saj i kishte vënë edhe emrin.
E gjithë ndërtesa ka mure dyshe, me qëllimin që brenda tyre të fshiheshin lehtësisht parà dhe kokainë, ndërsa luksin ia shtonte një disko private, një pishinë, një sallë madhështore të ftuarish, një fushë tenisi dhe një fushë futbolli, që përdorej edhe si pistë për uljen e helikopterëve.
Një grup i quajtur “Los Pepes”, i krijuar nga karteli rival me Escobarin, “Cali”, e dëmtoi keqas “La Manuela”-n në vitin 1993 me shpërthimin e 200 kg tritol.
Escobari arriti asokohe të largohej në kohë, vetëm për t’u vrarë pak më vonë atë vit, në qytetin e tij të lindjes Medelin. Pas vdekjes së të atit, Manuela Escobar u largua bashkë me të ëmën drejt Argjentinës, e nuk u kthye më.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.