Këngëtari Muhamet Sejdiu në një lidhje direkte me “1 Kafe prej shpisë” ka rrëfyer për betejën e tij me koronavirusin. Ka thënë se pas një periudhe me terapi tani po ndihet vazhdimisht e më mirë.
Sejdiu dhe bashkëshortja e tij u regjistruan si të infektuar ditë më parë, pas një vizite që kishin në Gjermani.
Ai ka thënë se simptomat e para ishin sikur të një gripi normal. Sipas tij, fillimi ishte më i vështirë, por tash pas qëndrimit disaditor në Klinikën Infektive në Prishtinë, është lehtësuar dhe është shumë më mirë.
“Simptomat e para janë sikur grip, pak temperaturë, lodhje, terje të fytit. S’më ka shkuar mendja sepse jemi mësuar të kemi grip, të marrim medikamente. Por kur pash veten, pas 6-7 dite, që tamam jam lodhur dhe kontaktova mjekët. Bëra testin dhe doli pozitiv. Në fillim kam qenë shumë keq, deri sa më është caktuar terapia. Tani jam secilën ditë më mirë e më mirë. Jam mirë, kam marrë terapinë. Bashkëshortja është në top-formë”, ka thënë ai.
Sejdiu ka shprehur gëzimin që të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakte kanë rezultuar negativë në testet ndaj koronavirusit.
Në mesazhin e tij për të tjerët, Sejdiu ka lutur të rrinë nëpër shtëpi e të kujdesen për veten dhe të tjerët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.