Mozzik ka publikuar pamje pas tërmetit në Kroaci.


Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ka pasur reagime nga emra të njohur të estradës dhe ndër ta ishte Mozzik ai i cili ka publikuar pamje nga tërmeti ku edhe ka treguar se po lutet për Zagrebin.

Reklamë

“Duke menduar për ju, bëhu i fortë Zagreb”, ka shkruar pranë postimit reperi shqiptar.