Aktivistë të shoqërisë civile nga katër organizatat e qytetit të Preshevës, të cilët ditë më parë paralajmëruan themelimin e Koalicionit për Drejtësi e Barazi, janë duke përgatitur dokumentacionin për të ngritur padi për nxitje të urrejtjes dhe fyerje ndaj drejtuesit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Bashkëthemeluesi i këtij koalicioni, Valon Arifi, ka thënë se për dallim nga politikanët shqiptarë atje, aktivistët janë duke vepruar ndaj diskriminimeve që janë duke u bërë.
“Përballja jonë është për barazi mes popujve pa dallim”, ka thënë Arifi, i cili ka shtuar se KDB shumë shpejtë do të hap zyrat e saj në Preshevë e Bujanoc.
Në anën tjetër, Adi Bajrami, drejtues i “Kërko të Drejtën Tënde” është shprehur se ka ardhur koha që zëri i tyre duhet të shtrihet në rajon, përtej folklorizmave të përditshme.
“Ne profesionalisht do të angazhohemi që qytetarët shqiptar në Serbi, të jenë të barabartë me të gjitha komunitetet tjera në këtë shtet”, ka thënë ai.
Përfaqësues zyrtar i KDB-s për çështje juridike dhe drejtues i sesionit të mbrojtjes së qytetarit do të jetë Gani Rashiti i Qendrës për Avokim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.