×
  • Lajme
  • Lajme

    U suspendua nga puna, flet kardiologu Gani Bajraktari

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 21:56

    Përmes një përgjigje telefonike, drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se një vendim i tillë është marrë, pasi Bajraktari ka referuar një pacient nga QKUK-ja në klinikë private për trajtim shëndetësor.


    Lënda e tij është dërguar në komision disiplinor i cili po e trajton këtë rast.

    Mirëpo, për suspendimin e tij kardiologu Gani Bajraktari, thotë se nuk ka qenë fare në dijeni dhe se këtë lajm e ka kuptuar nga mediat.

    “Nuk kam as lajmërim as me gojë as me shkrim, e mora vesh nga mediat. Nuk e di as për çfarë bëhet fjalë. Ky është tmerri i Zotit. Një person që është në pushim vjetor, pa ditur për rastin suspendohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gani Bajraktari.

    Ai mohon të ketë referuar pacient në klinika private, dhe thotë se e gjithë kjo po bëhet si shenjë hakmarrje nga një studim që ai ka bërë për klinikën e Kardiologjisë Invazive.

    “Këto i kanë bërë pas daljes së skandalit më të madh në mjekësi. Rritja e vdekshmërisë 50% nga 2015-2017, i ka shqetësuar tej mase ata, dhe motivacioni i tyre është që të ma mbyllin gojën që të mos flasë, por nuk do ta arrijnë këtë”, shtoi më tej Gani Bajraktari.

    Bajraktari, edhe vitin e kaluar ishte suspenduar tre muaj nga puna, nga Komisioni Disiplinor pasi ndaj tij ishin ngritur akuza se ai kishte referuar pacient për trajtim në institucione private shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!