Këngëtari Robert Berisha sonte bëri muzikë për personat që janë në karantinë te konviktet, ku po qëndron edhe vetë.
Ai sonte gjatë mbrëmjes për disa orë ka qëndruar LIVE në Instagram ku shfaqte atmosferën që po mbizotëronte në dhomën e konviktit ku qëndronte e prezent ishin diku 10 persona, shkruan Reporteri.net.
Por ky veprim i Berishës është kritikuar jashtëzakonisht shumë nga mikrobiologu Lul Raka, i cili e ka vlerësuar si tejet të rrezikshëm, shkruan Reporteri.net.
“Kjo është karantinë me emër, por jo me vepër. Është rrezikim, sepse prej informatave që kam një prej udhëtarëve. Rregullat e distancës vlejnë kudo, edhe në karantinë, dhe duhet të respektohen edhe prej Robertit edhe prej të gjithëve që janë aty”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.