×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-producenti i Hollywoodit që u dënua për ngacmim seksual, del pozitiv me koronavirus

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 23:11

    Harvey Weinstein, ish-producent ekzekutiv i shumë filmave të suksesshëm në Hollywood, ka dalë pozitiv për koronavirusin në burg.


    Gazeta “Niagara” raporton se 68-vjeçari ishte zhvendosur në izolim në objektin korrektues Wende, afër Buffalo, New York.

    Ai u transferua në burg nga Ishulli Rikers në New York City të mërkurën. Gazeta raportoi se besohej se ai kishte dale pozitiv me Covid-19 para se të transferohej, shkruan Reporteri.net.

    Stafi në Wende nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga The Independent.

    Kujtojmë se më 24 shkurt 2020, ish producenti i famshëm i filmave Harvey Weinstein u dënua për ngacmime dhe dhunë seksuale nga gjykata e Nju Jorkut dhe u prangos brenda në sallë. Gjithsesi ai u lirua nga akuzat më të rënda, që mund ta burgosnin përjetë.

    Gjykatësi James Burke kërkoi që Weinstein të mbahej në paraburgim. Ai përballej me një dënim deri në 25 vjet burg.

    Ndërsa seanca vendimtare u la për në 11 mars. Në atë ditë, titani i Hollivudit, sic njihet ndryshe, u dënua si përdhunues, për akuzat që rëndonin mbi të, me 23 vite burg. 80 gratë që e akuzuan publikisht u shprehën të çliruara. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!