Skuadra e Zurichut, aty ku luan ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka njoftuar se 26-vjeçari nga Kosova do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit.
Benjamin Kololli ka luajtur në ndeshjen Kosovë – Bullgari për herë të fundit, shkruan Reporteri.net
Ai kishte pasur edhe më herët probleme me lëndimin por dëshira e madhe për ta ndihumar ekipin e tij Kombëtar bëri që ai të futej në ndeshje jo 100 % i gatshëm, gjë që ka bërë që lëndimi që e kishte pasur të keqësohej.
Kololli tanimë mund ta ketë humbur sezonin, krejt kjo kur ai po kalonte në formën më të mirë të mundshme.
Kujtojmë që për Kolollin veçse kishin filluar interesimin klubet e mëdha të Europës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.