Jo veç Milot Rashica, por edhe lojtari tjetër i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala po shkëlqen me ekipin e tij Valerenga në Norvegji, shkruan Reporteri.net.
Ai dje realizoi dy gola në fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër Tromsoe.
Shala fillimisht shënoi për 1-0 në minutën e ’30.
Kurse golin e dytë e shënoi në minutën e ’75.
Pas ndeshjes Shala është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e tij në këtë ndeshje.
“I lumtur për tri pikët dhe dy golat e parë me klubin. Vazhdojmë”, ka shkruar Shala në Instagram. /Reporteri.net/.