Aplikacioni i Facebook dedikuar për Gaming është lansuar në Android përpara debutimit të planifikuar që ka qenë muaji qershor.


Gjiganti i medias sociale tërhoqi debutimin e aplikacionit me dy muaj për shkak të pandemisë globale të koronavirusit që izoloi njerëzit nëpër shtëpia.

Angazhimi social është në fokus të aplikacionit i cili së shpejti do të ketë dhe një version për iOS. Twitch dhe YouTube janë konkurrentët më të mëdhenj të Facebook Gaming.

Reklamë

Aplikacioni ka një opsion Go Live për transmetimet e video-lojërave. Është ky opsioni tek i cili vihet theksi nga aplikacioni i cili ka edhe një tab të dytë për zbulimin e lojërave dhe aktiviteteve të miqve me lojërat.

Tabi i fundit ka një platformë bisede. Deri në këto momenti aplikacioni ka marrë mëse 5 milionë shkarkime në Play Store.

Ai vjen pas një viti e gjysmë nga testimi në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. Rrjeti social synon të monetizojë aplikacionin duke mbajtur komisione për dhurimet që donatorët u bëjnë lojtarëve.