×
  • Extra
  • Lista

    Lista e pasanikëve të botës që u “varfëruan” nga koronavirusi

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 10:03

    Koronavirusi varfëron pasanikët e botës: ata vlejnë në total 8 000 miliardë dollarë dhe këtë vit regjistruan rreth 700 miliardë më pak se në vitin 2019.


    Megjithë divorcin e tij prej shumë miliardë dollarësh, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Bill Gates, ndërsa Bernard Arnault ngjitet në vendin e tretë, duke kapërcyer Warren Buffett.

    Në mesin e italianëve mbreti i Nutella Giovanni Ferrero është më i pasuri, i ndjekur nga Leonardo del Vecchio.

    Pasqyrimi i pasanikëve vjen nga revista ”Forbes”, e cila thekson se 51% e miliarderëve të janë më të varfër se vitin e kaluar.

    Ndër 278 hyrjet e reja ishin Eric Yuan, themeluesi dhe CEO i Zoom Video Communications, shërbimi online që po shpërthen me emergjencën e koronavirusit që detyron mbi katër miliardë njerëz të rrinë në shtëpi.

    SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 614, i ndjekur nga Kina që numëron, përfshirë Hong Kongun dhe Macao, 456.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!