Bayerni i Mynihut po përgaditë një ofertë për trajnerin Antonio Conte, raporton gazeta “Corriere dello Sport”.


Përveç kampionit gjerman, të interesuar për shërbimet e Contes janë edhe Interi e Roma, por kërkesat e mëdha financiare të Contes kanë ftohur drejtuesit e skuadrave italiane, shkruan Reporteri.net

Conte dëshiron që të shkojë në një klub të fortë, me të cilin aj mund të fitoj tituj, gjë që është e mundur me Bayernin. Poashtu ai kërkon kontroll të plotë në transferime dhe do të kërkonte hiç më pak se 200 milionë euro investime e që për skuadrat italiane këto shifra janë stratosferike.

Reklamë

Italiani kërkon hiç më pak se 10 milionë euro në vit, aq sa paguhej edhe në Chelsea, por këtë pagë në Itali nuk e ka asnjë trajner.

Massimiliano Allegri është trajneri më i paguar në Serie A me 7.5 milionë euro. Kjo nënkupton që zërat që Conte ta menagjojë një skuadër italiane mund të jenë vetëm spekulime./Reporteri.net/