Nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilin do të dalim me masa kundër Prishtinës. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se atëherë do të jenë gjashtë muaj që kur Prishtina vendosi taksa për mallrat nga Serbia, transmeton KP.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.