Manchester United do të kërkojë përmbysjen në “Nou Camp” me Romelu Lukakun në bankën e rezervistëve.
Përderisa Barcelona ka startuar me formacionin e zakonshëm, United ka vendosur për pak ndryshime, shkruan Reporteri.net
Si duket Ole Gunnar Solskjaer do të provoj që me kundërsulme ta mposht Barcelonën pasi ka vënë tre lojtarë të shpejtë në sulm.
Barcelona është në avantazh të lehtë ndaj United, pasi i mundi ata në ndeshjen e parë 0-1 në “Old Trafford”.
Barcelona e fillon takimin me këtë formacion: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, Rakitic, Arthur, Messi, Coutinho, Suarez.
Manchester United e fillon takimin me këtë formacion: De Gea, Jones, Lindelöf, Smalling, Young, Fred, McTominay, Pogba, Martial, Lingard, Rashford./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.