Bota e televizionit është tronditur nga lajmi për vdekjen e aktorit RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter Junior në serialin e famshëm “Breaking Bad”.

Sipas përfaqësuesit të tij, aktori ka vdekur më 12 tetor. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.

Përveçse ishte shumë i dashur nga fansat e serialit, RJ Mitte kishte vizituar edhe Shqipërinë në vitin 2024.

Reklamë

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, aktori kishte treguar se me Shqipërinë e lidh edhe miqësia me aktorin Niko Pepaj, i cili është me origjinë shqiptare. Gjatë intervistës, Mitte kishte shprehur gjithashtu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

RJ Mitte u bë i njohur për publikun ndërkombëtar përmes serialit “Breaking Bad”, ku interpretoi në të pesë sezonet e tij, nga viti 2008 deri në vitin 2013.

I diagnostikuar me paralizë cerebrale që në fëmijëri, aktori e përdori përvojën e tij personale për t’i dhënë më shumë autenticitet personazhit që interpretonte, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara në industrinë e filmit dhe televizionit.

Përveç rolit në “Breaking Bad”, Mitte ishte pjesë edhe e produksioneve të tjera televizive dhe filmave, përfshirë “Switched at Birth”, “The Guardians of Justice” dhe “Triumph”.

Reklamë