Ylli Limani është një prej artistëve më të dashur dhe të suksesëshëm, ndërsa që më së miri njihet për baladat e tij.


Këngëtari është drejt finalizimit të këngës së re e prej të cilës ka shkëputur një pjesë dhe ka ndarë me adhuruesit në Instagram.

“Nese je tu m’thirr me ardh mi marr senet e tua, i kom kall”, ka shkruar Ylli në videon e publikuar.

Reklamë

Adhuruesit dhe miqtë e tij në komente e komplimentuan Yllin ndërsa që po e presin me padurim lansimin e këngës.

Ndërkohë, kënga e fundit e Yllit mban titullin “Engjej” që ka arritur në mbi 6 milionë klikim në Youtube.