Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar sot nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar.

Reklamë