×
  • Show Time
  • Show Time

    Para një jave ankohej, sot Labi i blen vetes dhuratë një veturë luksoze

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 0:15

    Labi i bëri vetes dhuratë veturën e tipit “Audi Q8”.


    Labinot Tahiri këto ditë ka qenë emër shumë i komentuar, për shkak të debatit për mundësinë e anulimit të dasmave, shkruan lajmi.net.

    Pas paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që këtë vit ka gjasa të mos mbahen dasmat e ahengjet e tjera familjare në mënyrë që të eliminohen turmat, Labi u përfshi në një debat.

    Teksa paralajmëroi protestë në rast se iu bëhet e padrejtë artistëve, këngëtari theksoi se edhe shumë veprimtari të tjera janë të lidhura me dasmat.

    Së fundi, këngëtari i ka bërë vetes dhuratë një veturë luksoze të tipit Audi Q8, e këtë gjë e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi, ku ndau edhe një foto të veturës.

    “Urime BABË e gëzofsh me shpirtin tënd dhe me ne, e ke meritu pa dyshim. Kta me koparen e sivjetshit…”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!