Beckhamët pëlqejnë të festojnë ditëlindjet në stil dhe shpesh shpenzojnë paratë në një gamë të madhe të dhuratave ekstravagante.
Familja e përbërë nga David, 45 vjeç, Victoria, 46, Brooklyn, 21, Romeo, 17, Cruz, 15, dhe Harper, tetë vjeçe, vlerësohet të kenë shpenzuar 320 milionë funta për dhuratat e mahnitshme që ia bëjnë njëri-tjetrit në ditët e tyre të veçanta, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Festa e 45-të e ditëlindjes së Davidit nuk kishte përjashtim, pasi ish-futbollisti bleu një makinë arcade të cilësisë së mirë me vlerë 3.500 funta.
Në vitin 2008, ai mori një laptop të artë për ditëlindjen e 33-të, i cili kushtoi 10,000 funta.
Ndoshta shumë modeste, por David mori fanellë basketbolli 500 funta të nënshkruar nga Magic Johnson më 2012, të cilën e quajti “dhurata më e mirë e ditëlindjes, që ka marrë ndonjëherë”.
Më 2001, Victoria dhe Brooklyn Beckham, i dhuruan futbollistit vathë në formë kryqi prej diamanti, vlera e të cilëve ishte 200.000 funta.
Edhe Harper shtatë vjeçe, i kishte blerë një mbajtëse vere “Louis Vuitton” me dy gota, që kushtuan 4500 funta.
Dhe nuk janë vetëm dhuratat. Familja shpenzon edhe në festa, Victoria festoi me Davidin për 40-të vjetorin e tij, në pushime në Marok.
Familja dhe miqtë e tyre përfshirë Eva Longoria, Mel C dhe Emma Bunton morën pjesë në festë në një restort me pesë yje i cili thuhet se ka kushtuar 50,000 funta.
Jo vetëm që kishte udhëtime me deve, por edhe shfaqje nga iluzionisti David Blaine.
Në ditëlindjen e saj të 30-të më 2004, David i dhuroi gruas së tij një unazë me diamant rozë, që kushtoi 850,000 funta.
Brooklyn u llastua për ditëlindjen e 21-të, ku familja i organizoi festë që kushtoi 100.000 funta, në fillim të këtij viti.
Në festë morën pjesë edhe Stormzy, Emma Bunton dhe Geri Horner. Por, nuk janë vetëm ditëlindjet kur Brooklyn merr dhurata të shtrenjta.
Ai në vitin 2016, për ditëlindjen e 17-të mori veturë “Mercedes C-class” në vlerë 33,350 mijë funta.
Edhe Harper ka pranuar dhurata të mrekullueshme, për ditëlindjen e parë, asaj ia dhuruan një pikturë Daimen Hirst në vlerë 600.000 funta.
Për ditëlindjen e shtatë, Harper pranoi një kali të vogël dhuratë, i cili kushtoi 7 mijë funta dhe është vendosur në shtëpinë e familjes së saj në Cotswolds.