×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidenti i Perusë vdes pasi qëlloi veten me pistoletë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 18:26

    Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia vdiq nga një plagë vetëvrasëse në kokë ndërsa policia po përgatitej ta arrestonte atë për akuza korrupsioni të mërkurën.


    Vdekja e tij u konfirmua nga Presidenti aktual Martin Vizcarra, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.

    “I shkatërruar nga vdekja e ish-presidentit Alan Garcia, i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi Vizarra.

    Garcia u akuzua për korrupsion, ndërsa vazhdimisht kishte mohuar akuzat e bëra kundër tij. Ai ishte 69 vjeç dhe ndërroi jetë në Lima, kryeqytet i vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!