Luana Vjollca flet për karrierën e saj muzikore.


Luana Vjollca së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën turke ‘Moda Turkey’, ku flet për jetën e saj profesionale, përcjell lajmi.net.

Në pyetjen se çfarë do të thotë muzika për ju, këngëtarja tregon se me muzikë mundohet që në një mënyrë të realizoj ëndrrën e saj edhe të ëmës.

Reklamë

Luana thotë se e ëma e saj kishte qenë një këngëtare shumë e mirë por për shkak të rrethanave të atëkohshme ajo nuk mundi të luftoj për ëndrrën e saj.

“Siç e kam thënë muzika është pasioni im, por më shumë se kaç është pasioni i nënës sime. Ajo ka qenë një këngëtare e shkëlqyer por koha dhe rrethanat e kanë bërë të pamundur ndjekjen e ëndrrës. Kështu mendoj se me këndim jam duke realizuar ëndrrën tonë për ne të dyja”