×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha uron ditëlindjen e vajzës: Të kesh një fëmijë si ti, më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 21:06

    Këngëtari i estradës shqiptare, Robert Berisha, është kthyer në një personazh që t137rheq shumë interesim përmes disa videove të publikuara.


    Ai është aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë informata me ndjekësit e tij, mbi jetën personale e po ashtu edhe atë personale.

    Pothuajse të gjithë e kuptuan ndarjen e tij nga Nora Istrefi, ndarje kjo që u përfol në masë të madhe nga mediat rozë. Por, dyshja kanë një vajzë të quajtur Renee, për të cilën vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në raste të veçanta.

    https://www.instagram.com/p/BizCM-vlzwx/?utm_source=ig_embed

    Renee ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen e saj, ku Roberti përmes një postimi ka treguar se sa e veçantë është.

    “Të të kem ty si vajzë, më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ndriçon ditën time”.

    https://www.instagram.com/p/CAL424VnqkS/?utm_source=ig_embed

    “Je person i lezetshëm, fenomenal, mahnitës, e mbështjellë në një paketë që unë e quaj vajzë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar këngëtari pranë një videoje, ku me piano interpreton melodinë “Shumë urime për ty”.

    Roberti ka një lidhje mjaft të fortë me vajzën e tij, teksa publikon çaste të lumtura me të në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!