Fifi ka interpretuar këngën “Tradhtare”.
Fifi është emër shumë i suksesshëm si për projekte muzikore ashtu edhe për tekstet e këngëve që shkruan për kolegët, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën këndon ‘live’ këngën e Ramdan Krasniqit-Danit, “Tradhtare”.
Edhe kësaj radhe, ajo tregoi aftësitë në këndim live, për të cilat nuk ka dyshim se i zotëron mjaft mirë.
Projekti i fundit muzikor nga Fifi titullohet “Lezet”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Remzie Osmanin.
Ajo së fundi solli pamje nga studio muzikore, përmes së cilave jep sinjale që shumë shpejt vjen me këngë të re.