Dua Lips kishte veshur një palë xhinse, teksa i dashuri i saj u pa duke hedhur bërllokun.
Ajo ka qenë duke e shijuar një kohë të gjatë qëndrimi me të dashurin e saj amerikan, Anwar Hadid në Mbretërinë e Bashkuar, derisa po qëndrojnë bashkë gjatë mbylljes pë shkak të pandemisë COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dua Lipa, 24 vjeç dukej se e prezantoi të dashurin e saj 20 vjeçar në jetën e përditshne në kryqytetin anglez, pasi ai ishte parë duke dalë nga shtëpia e tyre me qira në Londër për të nxjerrë qeset e bërllokut të martën pasdite.
I lindur në Los Angeles, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, u pa me një palë atlete dhe me veshje sportive.
Ndërsa, Dua dukej e lezetshme me një bluzë, xhinse e atlete të zeza si dhe kishte vendosur edhe kapele në kokë.
Ajo u pa teksa hyri në makinë dhe është kthyer menjëherë. Pavarësisht pandemisë, Dua dhe Anwar kanë kaluar kohë produktive së bashku.
Në fund të javës së kaluar, çifti morën pjesë në festën për ditëlindjen e 19-të të motrës së Duas, Rinës, ndërsa u kritikuan se shpëfillën masat e qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.