×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas një kohe të gjatë, Bertan Asllani paralajmëron këngën e re

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 19:46

    “Kujt i thua xhan” dhe “Akoma të dua”, janë vetëm dy nga hitet e këngëtarit Bertan Asllani të cilat do mbahen mend gjatë tek publiku.


    Artisti, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë.

    Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

    “Duke e gatuar”, ka shkruar në njërin prej imazheve ndërsa në tjetrin thotë se ‘është në përgatitje e sipër’, referuar këngës së re.

    Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin, fansat mezi po presin për rikthimin e tij në muzikë në bazë të reagimeve që ka marrë pranë postimit.

    Krahas muzikës, 29-vjeçari është pjesëmarrës në filma e seriale të ndryshme turke përfshirë “Pis Yedili”.

    Ndërkaq, kënga e fundit e Bertanit e lansuar në gjuhën turke mbetet “Ben Lazem”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!