×
  • Show Time
  • Show Time

    Vogëlushja nga filmi ‘Mrekullia në qelinë nr.7’ është fanse e Tunës, këngëtarja ia bën këtë premtim

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 15:21

    Filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix është “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve.


    Dy personazhet kryesorë në film janë një baba dhe vajza e tij, Ova.

    Vajza në rolin e “Ova-s” quhet Nisa Sofiya Aksongur dhe është vetëm 9 vjeçe.

    Menjëherë ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

    Mirëpo, nuk e dinim se “Ova” qenka fanse e këngëtares shqiptare, Tuna Sejdiu.

    Aktorja e famshme turke ka publikuar në “Instastory” foto të saj dhe në sfond është kënga e Tunës dhe Ylli Limanit në sfond, “A don hala”.

    E surprizuar nga ky gjest, Tuna i ka ripostuar fotot e aktores turke në “Instastory”-n e saj dhe i ka bërë një premtim publik.

    “Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin.”- i shkruan këngëtarja të voglës.

    E duket kjo i ka pëlqyer shumë Nisës, e cila edhe ka shpërndarë postimet e Tunës në Instagramin a saj, madje duke i vendosur edhe në flamur shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!