×
  • Show Time
  • Show Time

    Labinot Tahiri dëshiron t’i rregullojë varrezat e Jasharajve

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 8:54

    Këngëtari Labinot Tahiri, i cili kohëve të fundit ka qenë i zëshëm për dasmat në Kosovë, ka shkruar sot në një status se do të takohet me kryetarin e Skenderajt për të rregulluar varrezat e familjes Jashari.


    Labi është i njohur për anën e bamirësisë së saj dhe këtë e ka treguar në disa raste.

    12 orë më parë ai kishte dhuruar 5000 euro për student kur pak para mesnatës Labi ka shkruar se me fondacionin e tij ka rregulluar varrezat e dëshmorëve në Gllogjanin e Ramush Haradinajt.

    “Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve! Sapo të jemi në kontakt me Komunën e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!”, ka shkruar Labi pas rregullimit që ua ka bërë me fondacionin e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!