Artisti i njohur, Lloch, ka publikuar projektin më të ri muzikor.


“Kush është Lloch Matranga?”, mban titullin kënga e re e tij, në të cilin ka etiketuar edhe shkrimtarin arbëresh, Luca (Lekë  Matranga).

Projekti vjen i shoqëruar edhe me klip të veçantë, tekstin e së cilës po ashtu mund ta shikoni bashkangjitur videos.

Reklamë

Për muzikën është përkujdesur Egzon Surkishi, ndërsa producimin e ka bërë ‘Paperplane Music’.

Ndërkohë miksimin dhe masterizimin e ka realizuar NEC, kurse videoja i është besuar Agon Mehmetit.

Mysafir special në projekt është aktori Armend Baloku, përfshirë edhe të pranishmit tjerë: Valentin Beiqi, Kushtrim Binaku, Lindi Mahmuti, Euron Fejzulla dhe Leonit Shaqiri.

Edhe kjo këngë e ‘Lloch’ është mjaft interesante, ku po vazhdon të rrëmbejë vëmendje të madhe me paraqitjen e tij unike.

/Reporteri.net/

Reklamë