Çdo mëngjes dhe/ose mbrëmje, kushtojini vetes 3-5 minuta më shumë se zakonisht.
Lëkura juaj do t’ju falenderojë. E kemi fjalën për masazhet lifting të fytyrës.
Nëse jeni në të njëzetat, lëkura juaj ka pak ose aspak vija të rrudhave.
Megjithatë kjo është mosha ideale për të nisur masazhet lifting në shtëpi.
Në fakt, në çfarëdo lloj moshe, momenti më i mirë për të nisur është tani. Pasi keni aplikuar një krem (anti-akne, anti-age hidratuesin e ditës, natës etj) masazhoni lëkurën në bazë të disa instruksioneve shumë të thjeshta, për të cilat ka qindra video-tutoriale në YouTube.
Do të vini re ndryshime dhe fytyra do të duket më e relaksuar. Këto masazhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në zonat e ballit, zonën poshtë syve, mollëzat etj, duke eleminuar dhe shtyrë në kohë daljen e vijëzimeve të para dhe duke i dhënë gjallëri dhe dritë fytyrës. Mos harroni të përfshini në këtë pjesë të rutinës edhe qafën.
Është një nga zonat me lëkurën më delikate, prandaj dhe kujdesi duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa për fytyrën. Kjo vlen edhe për kremrat me spf dhe fondatinën. Aplikojini ato edhe në zonën e qafës. Për të qenë më të qartë, hidhini një sy videos më poshtë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.