Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, beson se ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka vdekur.
Ai thotë se vendi ndodhet në një situatë kur shumë faktorë ndërkombëtarë, edhe që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, presidenti ka arritur t’i bindë që Kosova me Serbinë duhet t’i ndërrojnë kufijtë.
“Është thënë se projekti i presidentit ka shkuar duke vdekur, por mendoj se nuk ka përfunduar. Unë konsideroj se projekti i presidentit është gjallë ende”, ka deklaruar Konjufca në T7.
Vetëvendosësi nuk ka lënë pa thumbuar edhe Grupin Negociator në krye me ish-shokin e idealit, Shpend Ahmeti e kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Konjufca ka pohuar se Thaçi nuk e ka gajle platformën, duke minimizuar rëndësinë e Platformës shtetërore për dialogun me Serbinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.