Termi ‘covidiot’ po përdoret si zhargon në epokën e koronavirusit për të përshkruar dikë që injoron rekomandimet për kufizimin e përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse.
Së këndejmi, një studim i ri ka zbuluar diçka interesante lidhur me vendosjen e maskave.
Studiuesit zbuluan se vendimi i një personi për ta zbatuar distancimin shoqëror varet nga sa informacion mund të ruajë memorja e tyre kognitive, gjë që përcakton aftësitë mendore, me fjalë të tjera inteligjencën.
Pas një studimi të 850 vullnetarëve amerikanë, ekipi hulumtues zbuloi se ata me më shumë kapacitet të aftësisë kognitive kishin më shumë të ngjarë të zbatonin rekomandimet gjatë fazës së hershme të shpërthimit të Covid-19.
Gjetjet sugjerojnë që politikë-bërësit kanë nevojë për të promovuar sjelljet promovuese, siç është vendosja e maskës, në përputhshmëri me aftësitë e përgjithshme njohëse të individëve, në mënyrë që të shmangen infektimet e mundshme.
Lista e përgjithshme e rekomandimeve për ndalimin e transmetimit të Covid-19 përfshin bartjen e maskës, respektimin e distancës sociale, si dhe ruajtjen e higjienës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.