Dy të rinj kosovarë kanë zhvilluar një aplikacion i cili do t’u ndihmojë maturantëve të përgatiten për testin e maturës.
Ky aplikacion përmban testet e maturës të cilat kanë shërbyer për matjen e njohurive të nxënësve të klasave të XII përgjatë viteve 2008–2019 si dhe pyetje nga programi orientues për testin e maturës shtetërore, lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Aplikacioni i cili është mbështetur dhe zhvilluar në bashkëpunim me akademinë ‘Flutura’, tashmë është i pranishëm për përdoruesit e Android-it dhe së shpejti edhe për ata të IOS-it.
Lexoni detajet mbi këtë aplikacion:
Aplikacioni për maturantët ?
Po e nisim të premtën duke ndarë diçka të bukur me ju! ^_^
Rijadi dhe Venisi, dy internët tanë, kanë zhvilluar një aplikacion që do t’u ndihmojë maturantëve të përgatiten për testin e maturës.
Ky aplikacion përmban testet e maturës të cilat kanë shërbyer për matjen e njohurive të nxënësve të klasave të XII përgjatë viteve 2008 – 2019 si dhe pyetje nga programi orientues për testin e maturës shtetërore, lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Rijadit dhe Venisit ideja për aplikacion u ishtë dhënë nga profesori i tyre, Visar Krelani, i cili kishte sugjeruar ta zhvillojnë një aplikacion që do t’i përmbledhte të gjitha testet e maturës që janë përdorur tashmë, çka do t’u ndihmonte maturantëve, por edhe do të shërbente si arkivë për gjeneratat e tjera.
Aplikacioni, tashmë i pranishëm për përdoruesit e Android-it dhe së shpejti edhe për ata të IOS-it, është lansuar së pari në maj të këtij viti dhe deri tash ka pasur mbi 2000 shkarkime. Aplikacionin mund ta shkarkoni përmes këtij linku: https://play.google.com/store/apps/details…
Në tërësi, aplikacioni përmban:
+ 100 teste
+ 5500 pyetje
+ 500 zgjidhje të detyrave nga profesorët
në tri drejtime, përkatësisht:
– Arsimi profesional
– Shkencat natyrore
– Shkencat shoqërore
Akademia ‘Flutura’ u ka dhënë mbështetje të dyve që ta zhvillojnë dhe më tutje aplikacionin duke shpresuar se ky do të jetë vendi i duhur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që duan të ushtrojnë dhe përgatiten për testin e maturës.
https://www.facebook.com/fluturaacademy/posts/177110777160803?__xts__%5B0%5D=68.ARCi6wcSKgzq4f_Fci3ZLmtIlbbrshsg1xJdW4-Lel-8jxppqKqJa1MrCyqI82laW-reIpCd3HjcwbAHEYX95Dz_ZLxljaiYopOLhVLvKuReprkmtDyJujtFxt5THexk3ay4RPfPpS0BiO6tpF2aDzNyRQYo2lsdaYvHRUu0CeV5Jp5RnFOH8m2grIalMizWuWI1iwMRe0w6gzpmBQfB5eyPq2j6Xrwercm18uQIUxNtUb7fpurBHi-qyW2LCXdL_vvVyTSprKMJbg9ZPVpL4oL_RaR62c6MUjxTokD2Xm0i8dUfhlQqBoc-JREvpo8nbmPiLL-NdtMA8hWbCnC0Qts&__tn__=-R