Pulmologu nga Gjakova, Flamur Marku, i cili punon në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK nga sot është angazhuar për të ndihmuar kolegët e tij në Spitalin e Gjakovës, në luftë kundër coronavirusit, shkruan Reporteri.net.
“Dr. Flamur Marku, Pulmolog nga Gjakova i cilin punon në Kliniken e Pulmologjisë në QKUK, nga sot është angazhuar edhe në Spitalin e Gjakovës për të ndihmuar kolegët në luftën ndaj Covidit”, është thënë në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Në faqen e këtij spitali në Facebook është shkruar se pacientët gjithë jetën do t’i jenë mirënjohës për ketë veprim human.
https://www.facebook.com/120416386029984/posts/313952706676350/?d=n